Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot qëndroi në Kosovë për të vizituar babain i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vizita e Thaçit në QKUK për ta parë babain e tij u shoqërua me masa të rrepta të sigurisë nga Gjykata Speciale.
Thaçi që nga viti 2020 po mbahet në paraburgim në Hagë.