Gjykata argjentinase e ngarkuar me gjyqin për vdekjen e Diego Maradonës, ndodhur më 25 nëntor 2020, urdhëroi arrestimin e Julio Coria, ish-truprojës së legjendës argjentinase, këtë të martë, gjatë seancës. Burri akuzohet për dëshmi të rreme.

Gjyqtarët i konsideruan “referencat e bëra nga prokurori në lidhje me krimin e dëshmisë së rreme” dhe Coria u shoqërua në pranga nga salla e gjyqit në San Isidro, një periferi e Buenos Aires, ku shtatë profesionistë mjekësorë janë aktualisht në gjyq për neglizhencë që potencialisht kontribuoi në vdekjen e Maradonas, i cili po shërohej nga një hematosurma koke.

Atë ditë, Julio Coria i bëri ringjallje gojë më gojë legjendës argjentinase, derisa mbërritën mjekët. Prokuroria ka ndërprerë disa herë dëshminë e truprojës dhe ka kërkuar largimin e tij nga salla e gjyqit, duke vënë në dukje “kontradikta dhe lëshime” në deklaratat e tij, çka ka sjellë edhe kërkesën për ndalim për dëshmi të rreme, vepër kjo që dënohet deri në 10 vjet.