Vijojnë replikat mes kreut të koalicionit Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Kreu socialist iu përgjigj sot në mbrëmje replikës së fundit të Bashës, i cili ironizoi takimet po me këngët e Unikatilit.

Basha e pyet, me çfarë këmishe i ka veshur shokët, nate apo këmishë burgu?

Rama në replikë vuri këngën e Unikatilit:

“S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu
Sa herë ke provu çdo herë ke dështu”

Më pas i thotë të mos ia qajë hallin por të vijojë fushatën për të fituar votat e demokratëve të Berishës.

“I madh je. Ku I kam shokët unë ë? Ore mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë,por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” thotë Rama në videon e tij.