Kryeministri Edi Rama në podkastin e përjavshëm, në pjesën ku kishte të ftuar kandidatët e Qarkut Lezhës. Ndër të tjera Rama është ndalur tek ish-gjyqtari Gjin Gjoni, një nga figurat e përjashtuara nga Reforma në Drejtësi, si një profil me probleme korruptive.

‘Gjithë ky qark që mbart vlera të shtrydhet dhe në fund të nxjerri Gjin Gjonin. Këtë dhuratë Lezhës mund t’ja bëj vetëm këneta dhe askush tjetër. Një personazh i nxjerrë, një jashtënxjerrje e Reformës në Drejtësi. Një simbol i korrupsionit në drejtësi i njohur pjesërisht.-tha Rama.