Karafil Celibashi Major në Rezervë dhe Shefi i Komunikimit dhe Edukimit pranë Muzeut të Forcave të Armatosura tregon për Dritare TV armën e parë që ka prodhuar Shqipëria.

“Shqipëria nis të prodhojë armën e saj të parë rreth viteve ‘60. Është armë e modelit Mosin–Nagant. Në vitin 1960 Shqipëria nis të ndërtojë industrinë e saj të armatimit. Uzinat mekanike të para nisin punën në Gramsh dhe Poliçan.

Ky është modeli Mosin–Nagant M-44. Shqipëria e kopjon këtë lloj arme dhe e prodhon. Kjo është arma e parë shqiptare që u prodhua këtu. Dhe e fundit në botë. Mosin–Nagant për herë të fundit u prodhua në Shqipëri”, u shpreh zoti Celibashi për Dritare TV.