Mirlind Daku është sinjali më pozitiv para grumbullimit të kombëtares për dy ndeshjet e para në eliminatoret e Botërorit, kundër Anglisë më 21 mars dhe kundër Andorës me 24 mars. Sulmuesi kuqezi, me dopietën e tij, i dha fitoren 2-1 Rubin Kazanit në ndeshjen kundër Spartak Moscoë. Paraqitjen mbreslënëse 27-vjeçari shqiptar e mbylli me karton të kuq, por gjithsesi golat vlejtën për 3 pikët.

Shqetësues është dëmtimi i Rey Manajt, i cili të dielën e kaloi në spital pas përplasjes që pati në fushë me futbollistin Goztepes. Sulmuesi humbi ndienjat në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital, ndërsa klubi turk bëri me dije se gjendja e tij është mirë pas analizave. Mbetet për t’u parë, por gjasat janë që Manaj të jetë gati për ndeshjet e kombëtares.

Pothujse e sigurtë është mungesa e Armando Brojës, i cili edhe pse është kthyer në stërvitje me Evertonin nuk pritet të luajë para 30 majit me klubin anglez. E njëjta situatë edhe me sulmuesin e Spartës së Pragës Indrit Tuci, i cili mungon nga muaji janar dhe nuk është i gatshëm.

Lajm pozitiv këtë fundjavë ishte goli i 12 në Championshipin anglez i Anis Mehmetit. Shqiptari realizoi në barazimin 1-1 të Bristol Cityt kundër Hullit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon, por megjithatë nuk dihet me siguri nëse do të jetë në listën e Sylvinhos.

E sigurtë është që në këtë grumbullim për herë të parë vjen Etnik Brruti, 21-vjeçari nga Mileshave pjesë e moshave të Kosovës, por që ka zgjedhur Shqipërinë. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij Eros Grezda, por në Kosovë mesfushori ka patur kontestime të mëdha.

Ajo që më së shumti e bën me dhimbje koke Sylvinhon janë minutat e pakta për disa futbollistë si Mitaj, Ramadani dhe Asllani, ndërsa të dëmtuar vijojnë mbrojtësit Hysaj e Ardian Ismajli.