Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të 9 shkurtit.

Bazuar në rezultatet e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396 mijë e 787 vota apo 42, 30 për qind. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind.

Subjekti i tretë politik, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 171 mijë e 357 vota apo 18, 27 për qind. AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë të këtij koalicioni kanë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind.