Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të marrë në ruajtje pallatin e sportit “Feti Borova”, aty ku do të administrohen votat e diasporës. Në shkresën e dërguar nga KQZ në drejtim të kryepolicit, Ilir Proda, institucioni zgjedhor kërkon që nga data 1 prill deri më 20 maj, pallati i sportit të merren në ruajtje nge efektiëve të policisë së Shtetit. Kjo pasi aty do të zhvendoset i gjithë dokumentacioni për votat që do të dërgohen për shqiptarët që do të votojnë për herë të parë nga jashtë vendit.

KQZ letër Policisë së Shtetit: Të ruhet “Feti

“I nderuar Z. Proda, Duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve tona në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025, ju vë në dijeni se me Vendimin Nr. 312, datë 24.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e vendit të numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025”, Pallati i Sportit “Feti Borova” pranë Parkut Olimpik të Tiranës është caktuar si vendi për administrimin e dokumentacionit të votimit nga jashtë, si dhe për zhvillimin e procesit të numërimit të votave përkatëse. Jeni të lutur të merren masat përkatëse për ruajtjen e këtij objekti për periudhën 1 prill deri në 20 maj,”- thuhet në letrën e KQZ.

Votat e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit do të numërohen në Parkun Olimpik të Tiranës “Feti Borova”. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parku Olimpik i Tiranës përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator, pasi është një objekt me sipërfaqe të madhe, me një kapacitet deri në 1200 persona, me ambient të posaçëm për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë. Mbi 231 mijë emigrantë u regjistruan për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kërkesat më të mëdha për regjistrim ishin nga Italia 40.6%, Greqia 28.3%, Gjermania 10% dhe SHBA 6.6%.