Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka miratuar regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit.
KQZ miratoi regjistrimin e koalicionit “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e përbërë nga PD e Berishës, PL e Ilir Metës dhe 24 forca të tjera politike.
Po ashtu KQZ miratoi edhe regjistrimin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” të Enkelejd Alibeajt e Dashamir Shehit dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt e Shabanit.
Sipas marrëveshjes së PD, Berisha i jep PL të Ilir Metës 4 deputetë në lista të sigurta, ndërsa nga 1 do të marrin Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Kështu çamët dhe grekët bashkohen rreth Berishës i cili ka lënë në këtë mënyrë 8 mandate të sigurta për aleatët.
Partia Socialiste ka vendosur përfundimisht të garojë e vetme pa asnjë koalicion, ashtu si PSD, Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe partia e re e Lulzim Bashës.