Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh afër Vushtrrisë, ku sipas burimeve të IndeksOnline pronari i një furre të bukës dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet. Lidhur me rastin, IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka konfirmuar se prokurori kujdestar është nisur drejt vendit të ngjarjes.
“Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar shkurt Preteni.