Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në Facebook, teksa ka ndarë foto të një një dore dhe një çelësi, kreu i qeverisë shprehet se vota për të dhe Partinë Socialiste është “çelësi” që do të mundësojë hapjen e derës evropiane.

“Voto 5. Vota për mua dhe PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.