Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, ka zhdukur gjurmët gjatë kthimit të tij nga Izraeli. Pas një udhëtimi që e çoi nga Banja Luka nëpërmjet Serbisë në Izrael, Dodik është kthyer në Beograd, por nuk ka arritur të rikthehet në Banja Luka. Dyshohet se ai është fshehur në Beograd, ku disponon një vilë luksoze në lagjen Dedinje.
Një urdhër-arresti ndërkombëtar mund të lëshohet kundër tij nga Interpoli, si pasojë e akuzave për shkelje të rendit kushtetues në Bosnje dhe Hercegovinë, pas miratimit të ligjeve antikushtetuese. Ai është dënuar me një vit burg dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve për gjashtë vjet, dhe akuzohet për dështim të respektimit të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.
Dodik po ashtu përballet me një hetim për blerjen e një vile në Beograd, me një vlerë të dyshimtë prej 750 mijë eurosh, për të cilën ka kërkesa për ndihmë juridike nga Serbia.
Në këtë sfond tensioni, Dodik mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili e akuzon perëndimin për nxitjen e krizës dhe mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Bosnje.