Janë luajtur sot disa nga ndeshjet për kualifikueset për zonën e Europës për Kupën e Botës 2026. Në grupin J, Maqedonia e Veriut fitoi në transfertë 0-3 ndaj Liechtenstein. Golat u shënuan nga Trajkovski 7′, Musliu 42′ dhe Miovski 84′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Wellsi fitoi 3-1 ndaj Kazakhstan. Golat për vendasit u shënuan nga Daniel James dhe Ben Davies, për miqtë barazoi përkohësisht Tagybergen nga pika e bardhë e penalltisë.
Në grupin I, Norvegjia fitoi në transfertë 0-5 në Moldavi. Golat për skandinavët u shënuan nga Ryerson, Haaland, Aasgaard, Sorloth dhe Donnum. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Izraeli fitoi 2-1 ndaj Estonisë.
Në grupin L, Mali i Zi fitoi ndaj Gjibraltar, ndërsa Rep.Çeke fitoi me shumë vuajtje në minutat e fundit 2-1 ndaj Ishujve Faroe.