Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti do të duhej të paraqitej në Prokurorinë Speciale në orën 10:00 pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tij, në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore.
Në orën 10:30, Kurti nuk është paraqitur. Ai ndodhet në Gjilan. Varësisht prej kërkesës që ka bërë Prokuroria Speciale, ai mund të gjobitet me 250 euro. Pastaj, në momentin që Gjykata Themelore ia kalon urdhrin Policisë së Kosovës, atëherë ai edhe mund të paraburgoset, jo më shumë se një muaj.