Partia Demokratike po mbyll negociatat me Partinë e Lirisë për qarqet ku forca e drejtuar nga Ilir Meta do të ketë deputetë të sigurtë.

Mësohet se Meta ka kërkuar të kandidojë në qarkun e Fierit, edhe pse më herët ishte menduar se ai do të garonte në Tiranë.

Edmond Haxhinasto do të kandidojë në Elbasan.
Ndërkohë që Partia e Lirisë ka kërkuar që në Tiranë të garojnë Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi.

Ende mbetet për t’u diskutuar në cilat qarqe do të garojnë Vangjel Dule, Fatmir Mediu e Shpëtim Idrizi. Ndërsa përfaqësuesi i Agron Dukës do të jetë në Durrës.

Në listat e koalicionit “Shqipëria Madhështore” aleatët do të kenë 8 vende në pjesën e sigurtë të listës dhe disa vende në pjesën e hapur të saj.