Nga Ylli Pata

Vendosja e njerëzve më besnikë në listat e mbyllura nga Sali Berisha, nuk ishte një gjë e papritur. Pasi doktori këtë ka bërë gjithmonë në eksperiencën e tij drejtues me dorë të hekurt i partisë së tij.

Megjithatë, ka pasur raste gjatë historisë politike në vend, që lista e PD-së nuk ka pasur gjithmonë njerëz krejt besnikë. Si në rastin e vitit 2005, kur opozita nuk përdori vetëm një taktikë për të marrë sa më shumë vota, ppor një strategji të tërë elektorale, që do t’i siguronte rikthimin në pushtet, e që ndodhi. Një nga pjesët më të rëndësishme e kësaj strategjie ishte pikërisht vendosja në listë e atyre politikanëve të rinj apo me eksperiencë që nuk ishin në një rrjesht me qëndrimin e doktorit.

Pasi objektivi në 2005 ishte që të fitojë zgjedhjet e të rikthehet në pushtet. Pasi edhe sinjalet që vinin nga qendra të rëndësishme pushteti brenda dhe jashtë vendit, ishte që duhet ndryshim qeverisje në vend.

Këtë herë, këta qendra pushteti thonë të kundërtën, kku në radhë të paë qëndrojnë faktorët ndrkombëtarë. Përveç Athinës zyrtare, që dukshëm ka një dëshirë për dobësimin politik të Edi Ramës, nuk ka asnjë faktor t rëndësishëm që kërkon rikthimin e Sali Berishës. Madje e konsiderojnë si një kob politik për Shqipërinë.

Si e tillë, Sali Berisha, ka çentruar objektivin politik pas 11 majit. i cili është bunkerizimi i Partisë Demokratike. Berisha i ka vendosur në thertoren e listës së hapur të gjithë ata personazhe që kanë fituar të ashtuquajturat primare.

Duke i vënë në një pozicion të vështirë për të kërkuar vota jashtë linjës së kuqe të pritshmërive politike. Kjo mund të ndodhte me dialektikë, duke kërkuar kështu maksimalizimin e votave, megjithatë, një balancim më i qartë i një shpërndarje të fituesve të primareve, disa në lista të sigurta e disa pak më poshtë, do të tregonte një sinjal politik se gjërat në PD, edhe pse të zymta, kanë edhe një fije shprese, një dritë në fund të tunelit.

Por Berisha këtë dritë nuk e shikon, ndaj ka vendosur që këtë dritë ta gjejnë fituesit e primareve, duke i lënë në thertoren e preferencave personale. Në një parti në ekspansion politik apo kompaktësi, nuk është e lehtë të merren preferencat personale, pasi gjithçka vjen në rritje si pasojë e entuziazmit të bazës. Por në një situatë mbrojtëse ër të marrë votat e vetëm militancës, mund të ndodhë që personat jashtë vijës së kuqe, përkatësisht fituesit e primareve, të vihen në një morsë nga kupola e cila nuk do të lejojë lobimin e marrjes së votave brenda militancës, por vetëm tek zona gri e elektoratit. Çka e bën të pamundur lobimin normal të kërkimit të preferencave.

Sipas përvojës së vitit 2021, kalimi i deputetëve nga zona jashtë vijës së kuqe ka ndodhur vetëm në pak raste edhe në zona politike të qëndrueshme siç është elektorati i PS-së. Por kjo nuk ndodhi nga ana tjetër, përveç rastit të Luçiano Boçit në Elbasan.

Megjithatë, sinjali politik është i qartë: Berisha po u thotë militantëve që votoni njëherë siglën dhe deputetët e listës së mbyllur, kurse skeptikët apo elektorati grit ë votojë të tjerët.