Kryeministri Edi Rama takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Deputetja e PS, Evis Kushi tha se me PS, është shënuar një moment kthese për përfshirjen e vajzave dhe grave në politikë.

“Falënderoj Ramën që na mbështet dhe na promovon. Nëse ka një moment kthese kur gratë dhe vajzat janë përfshirë në jetën publike e politike, është meritë e PS dhe Edi Ramës. Ai beson tek forca jonë, nuk duam të jemi të privilegjuara se jemi gra, ne duam të mos diskriminohemi se jemi gra. Zgjedhjet e 11 majit nuk janë zgjedhje të zakonshme, fitorja e 11 majit është e vetmja garanci që ne të vijojmë rrugën drejt BE. E vetmja rrugë për të ecur para, o e bën PS o nuk e bën asnjë forcë tjetër”, tha Kushi.