Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë dy gazetarë, duke përfshirë një të rrjetit televiziv te Katarit, Al Jazeera.
Hossam Shabat, një gazetar që punonte për Al Jazeera Mubasher, u vra sot në veri të Gazë. Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se makina e tij ishte në shënjestër në pjesën lindore të Beit Lahiya.
Duke raportuar në Gazën qendrore, Tareq Abu Azzoum i Al Jazeera tha se Shabat, 23 vjeç, ishte plagosur më parë në një sulm tjetër izraelit “por ai këmbënguli të vazhdonte raportimin e lajmeve” në vend.
Ushtria izraelite shënjestroi automjetin e tij pa dhënë asnjë paralajmërim paraprak”, tha Abu Azzoum.
Më herët, një sulm tjetër i ushtrisë izraelite në Khan Younis, në Gazën jugore, vrau gjithashtu gazetarin Mohammad Mansour, i cili punonte për Palestine Today.
Abu Azzoum tha se Mansour u vra “në shtëpinë e tij … së bashku me gruan dhe djalin e tij”, në një sulm që erdhi gjithashtu pa ndonjë paralajmërim paraprak.
Vrasja e dy gazetarëve e çon numrin e punonjësve të medias të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 në 208, sipas Zyrës Qeveritare për Media në Gaza.