Kryetari i Këshillit Koodinues te Diasporës, Mark Gjonaj ka bërë thirrje për tu regjistruar e gjithë diaspora shqiptare.

Pas reagimit të mbrëmshëm në Top Channel ku theksoi se për votën e diasporës është punuar shumë dhe sot siç e parashikon Kushtetuta, kjo e drejtë është arritur .

Nga ana tjetër Gjonaj theksoi mbrëmē se shqiptarët aktivistë dhe që sakrifikojnë e duan vendin, duhet të regjistrohen për ta bërë Shqipërinë më të mirë e jo të sillen si diasporë “Made in China” duke mos marrë pjesë në votime.

Pas këryre deklaratave, Gjonaj ka reaguar edhe sot duke bërë thirrjen e fundit për tu tu regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.

“https://youtu.be/Y25TuM7T0oI?si=gzy_cbJAaivwLmhj

*🚨LAST CALL:*
*12 HRS LEFT TO REGISTER*

*🚨THIRRJA E FUNDIT:*
*12 ORËT E FUNDIT PËR TË REGJISTRUAR*

*⏰DEADLINE/AFATI:*
MARCH 4TH / 4 MARS
TIRANA: 23:59
NEW YORK: 5:59 PM

*🔗Register here / Regjistrohu këtu:*
https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/

Diaspora është Shqipëria.
Vota juaj është zëri juaj.
Përdorni zërin tuaj për Shqipërinë tonë!🇦🇱

*📢STOP COMPLAINING,*
*START VOTING!*

*📢MOS U ANKONI,*
*POR VOTONI!*

In solidarity,
Mark Gjonaj”, shkruan ai në mediat sociale.

Kush është Mark Gjonaj:

Këshilltar në Bashkinë e New York-ut, ku përfaqëson Distriktin e Bronxit. I diplomuar në “Saint John’s University”, z. Mark Gjonaj është i pari shqiptaro-amerikan në bashkinë e New York-ut zgjedhur që prej 2017, ndërsa në 2012-2017 ka qenë anëtar i asamblesë së shtetit të Neë Yorkut. Aktivist i hershëm në çështjen e Diasporës shqiptare në shërbime filantropike duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për kauzën shqiptare.