Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin mbi propozimin për armëpushim në Ukrainë ishin “të mira dhe produktive”.

Trump shtoi se ka shpresë se lufta mund të përfundojë, pas takimit të zhvilluar në Moskë mes Putinit dhe dërguarit amerikan Steve Witkoff, ku Kremlini e ka mbështetur idenë për paqe.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi Putinin, duke thënë se ai po vendos kushte të pamundura për të sabotuara bisedimet dhe për të vazhduar luftën.

Ai shtoi se Rusia po përpiqet të tërheqë bisedimet për të humbur kohë, ndërkohë që sulmet vazhdojnë. Zelensky tha se çdo kusht që Rusia propozon është një përpjekje për të bllokuar diplomacinë dhe për të zvarritur zgjidhjen e konfliktit.