Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.
Rama shkrun se ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve

Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, shkruan Rama.