Oscar Piastri i skuderisë McLaren është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, që ishte gara e dytë sezonale pas Australisë.
Piloti australian la pas shokun e skuadrës Lando Norris, duke siguruar fitoren e 3 në karrierë, ndërsa rezultatet ishin fantastike për skuderinë McLaren, pasi në garën e parë ishte Norris triumfues. Sinjale që tregojnë shumë për këtë sezon që sapo ka nisur.
Në podium u ngjit edhe George Russell me Mercedes, i cili bashkë me dy pilotët e McLaren bënë një garë më vete të shkëputur nga rivalët. Në vendin e katërt u rendit Max Verstappen i Red Bull-it, që tri xhiro nga fundi parakaloi Charles Leclerc, i pesti me Ferrarin. Makina italiane edhe sot zhgënjeu në pistë. Në vendin e gjashtë u rendit Leëis Hamilton, i vetmi nga pilotët e kreut që kreu dy ndalesa për gomat. Mirëpo që të mos mjaftonte pozicioni, pas garës FIA erdhi me një njoftim të papritur. Dy pilotët e Ferrarit u gjetën me shkelje, duke u skualifikuar. LeClerc e kishte makinën nën peshë, ndërsa Hamilton u konsiderua se kishte konsum të tepërt të rrëshqitjes.