Fenomeni i motit DANA është shfaqur sërish dhe kërcënon Spanjën me përmbytje të ngjashme me ato të tetorit të kaluar që lanë pas qindra viktima
Meteorologët në Spanjë, e cila po goditet nga moti i keq, parashikojnë kushte të paqëndrueshme, duke paralajmëruar se “më e keqja nuk ka ardhur ende”.
Lindja, jugu dhe pjesët e veriut të vendit kanë marrë paralajmërime për ditët në vijim nga shërbimi meteorologjik i vendit, i cili paralajmëroi se do të preken edhe pika turistike si Malaga, Murcia, Valencia dhe Alicante.
Këto paralajmërime vijnë pasi së fundmi Ishujt Kanarie u goditën nga përmbytjet dhe reshjet e dendura të borës në episode të njëpasnjëshme.
Në Castellón, deri në 254 litra shi ranë në çdo metër katror të disa qyteteve që nga e hëna.
Në Valencia, në disa qytete kishte deri në 200 litra për metër katror.