Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur makinën tip Rang Rover të vëllait të tij 52-vjeçar.

Ka qenë ky i fundit ai që denoncoi të vëllanë në polici për vjedhje. Pas kallëzimit, policia ka arrestuar 54-vjeçarin, i cili po qarkullonte në qytet me makinën që dyshohet se i vodhi vëllait.