Ish-President i Parlamentit Europian Martin Schulz, u kërkoi të rinjve që të përfshihen në politikë për të vendosur për të ardhmen e tyre. I ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”, Schulz u dha një këshillë të rinjve që të mësojnë nga popujt e tjerë, duke shtuar se edhe pse jemi një vendi i mirë, por ka edhe vende të tjera që janë më të mira.
“Për të rinjtë kam dy këshilla; së pari është një citim i një fituesi të çmimit Nobel për letërsinë që tha “mos u besoni të vjetërve, sepse ata nuk duan t’ja dinë për të ardhmen”. Prandaj e them vendimet e gabuara që do të marrin të moshuarit sot, do i paguajnë brezat e ardhshëm, prandaj ju të rinjtë duhet të jeni të angazhuar, të përfshirë në këto debate, për të qenë pjesë e asaj pjesë për të kontrolluar të ardhmen, ju po lejoni të tjerët të kontrollojnë të ardhmen tuaj. Tjetra, këshilla është që të mësoni për popujt e tjerë. Ne jemi një vendi i mirë i fortë, por ka edhe vende të tjera që janë më të mira. Ajo që po them është se praktikat më të mira është modelet e suksesit që ka pasur BE në të shkuarën. Mendimi që ne jemi të parë, ne jemi më të mirët, sjell katastrofë” tha ai.