Mimi Kodheli është renditur në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Tiranën.
E ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku, Kodheli ka shpjeguar se përse Edi Rama vendosi të mos e vendos në listën e mbyllur të Partisë Socialiste.

“Kush merret me fushata duhet të ketë energji pozitive dhe kjo energji vjen vetëm nga njerëzit. Ne duhet të jemi në terren për t’ju shërbyer njerëzve. Në politikë duhet bërë gaveta, që unë e shpjegoj duke thënë që për të arritur diçka duhet të lodhesh. Dhe unë gavetën time e kam bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj. Nuk e kam bërë vetëm në vitin 2005. Unë jam gjithmonë pjesë e 12-shes që janë në listën e mbyllur. Do të kisha shumë dëshirë që të uleshim dhe të bisedonim për të krijuar një mënyrë të re të organizimit të parlamentit. Demokracia nuk është më e re, ndaj them se ka ardhur koha për senat. Jo vetëm për të akomoduar disa persona, por për të pasur një standard tjetër. Unë jam futur për të fituar dhe nuk i kam aspak problem emrat që ndodhen në listën e hapur, të gjithë janë të nderuar.”- u shpreh Mimi Kodheli.