Një grup tifozësh shqiptarë protestuan sot para selisë së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si drejtohet futbolli në vend.
Me pankarta dhe thirrje të forta, tifozët akuzuan federatën për mungesë transparence dhe vendime që nuk përfaqësojnë interesat e tifozëve dhe futbollit shqiptar.
“Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë!” – ishte një nga mesazhet kryesore të protestës.
Me sloganin “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë”, ata theksuan se nuk do të ndalen në denoncimin e padrejtësive në futbollin shqiptar.
Një tjetër mesazh i qartë nga tifozët ishte refuzimi i përfshirjes së Shqipërisë në ofertën e përbashkët me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit për organizimin e Euro 2027, duke deklaruar se “Shqipëria kurrë nuk shitet!”