Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes platformës “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë, është bërë gjyshe.
Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e saj, Sara Meta, ndërsa njofton se ajo ka sjellë në këtë botë një vajzë.
Reagimi i Kryemadhit:
Sot Sara e vogël u bë e Madhe u bë mami. Sara sot statusi yt social është ngritur në piedestal sot qenia jote merr komplet kuptim tjetër, jeta jote sot do të ekzistoj në çdo sekondë për vajzën tënde , ti do lutesh që Zoti të të japi forcë për të jetuar dhe do durosh çdo dhimbje, do sfidosh çdo gjë për një qëllim, atë të të qenurit NËNË.
Mirë se erdhe në Club Sara Alvora.