Në një intervistë pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Ertila Koka, motra e Daniela Kokës, konkurrentes në BBV, ka treguar pasditen e sotme shumëçka nga jeta e saj private e jo vetëm.

“Në sallë pati komplikacione, që desh humba jetën. Pata hemorragji shumë të madhe. Po luftoja me veten, qëndrova në heshtje dhe lutesha. Ishte një moment shumë i vështirë”, tregoi Ertila teksa ndau se gjatë ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë disa muaj më parë rrezikoi jetën për shkak të komplikacioneve shëndetësore

Më tej Ertila tregoi disa detaje edhe rreth karakterit të Danjës, duke shtuar se ajo është një vajzë artiste, regjisore, e dashur e se zotëron shumë talente bashkë.