Aventura e Thiago Motta në krye të stolit të Juventusit pritet të marrë fund shumë shpejt, zyrtarizimi është çështje kohe. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Juventus do të ketë trajner tjetër sezonin e ardhshëm. Prestigjozja “Gazzetta dello Sport”, raporton se dy janë kandidatët kryesorë për të pasuar Motta-n, bëhet fjalë për Roberto Mancini-n dhe Igor Tudor, me këtë të fundit madje që mund të marrë drejtinimin e torinezëve që pas sfidës së javës së ardhshme Juventus-Genoa. Në fakt mediat italiane bëjnë me dije se tek Juventus vendimi është marrë, me Giuntolin që ka ndarë rrugët me teknikun italo-brazilian, ndërsa zyrtarizimi i divorcit do të vijë menjëherarrë, me Giuntolin që ka ndarë rrugët me teknikun italo-brazilian, ndërsa zyrtarizimi i divorcit do të vijë menjëherë pas ndeshjes së radhës ndaj Genoas.
Ndërkohë të Juventus ëndrra e madhe në fakt mban emrin e Zinedine Zidane. Francezi është “pushim” që nga viti 2021 kur u largua nga Real Madrid dhe pse gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur interes të madh nga shumë klube për të, ai nuk ka pranuar të kthehet në detyrë. Zidane shihet si pasardhësi ideal i Didier Deschamps në krye të kombëtares franceze, i cili do të largohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Ndaj, duket e vështirë që të realizohet ëndrra e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, për të pasur në krye të stolit të tyre një legjendë si Zidane.