Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim, nisi sot fazën e dytë të zbatimit të tij. Shqipëria është vendi i parë në rajon që nis zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm rajonal. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi bashkëdrejtoi takimin me Kordinatoren e OKB në Shqipëri Fiona McLuney për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm që na ndihmon të punojmë për fuqzimin e të rinjve, forcimin e dialogut ndërkulturor, gjithëpërfshirjen, barazinë gjinore, mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë.

Nga zbaitimi i këtij projekti gjatë fazës së parë ja impaktuar mbi 14 mijë të rinj. Ndërkaq, në fazën e dytë projekti është parashikuar në shumën 4.75 milionë dollarë dhe në bashkëpunim me Agjencitë e OKB-së, si UNDP Albania, UNFPA Albania, UN Women Albania dhe UNESCO,
synon të adresojë problematikat e shumta me të cilat përballen të rinjtë, prej të cilave 39% është e dedikuar për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave.

Përmes këtij projekti të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësinë të angazhohen në bashkëpunime me shumë aktorë si nga qeverisja qendrore dhe lokale, media, shoqëria civile, akademia dhe kultura.

Faza e dytë e këtij projekti është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe efektivitetit të projektit si një kontribut i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe respektimin e diversitetit të të rinjëve.