Sot në Elbasan, Dita e Verës në Elbasan u festua me miq dhe partnerë që besojnë dhe investojnë te Shqipëria2030.

Në aktivitetin Supërshkollat, i cili është një program që ka në thelb shkëmbimin e eksperiencave mes të rinjëve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë Komisionerja për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e BE-së Marta Kos, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Sekretari i Përgjithshëm i RYCO, përfaqësues të GIZ, etj.

Ministrja Muzhaqi e vuri theksin tek rëndësia e këtij programi për të rinjtë i cili nxit njohjen me dhe ndërtimin e një rrjeti të përbashkët vlerash të njëjta mes të rinjëve të BP.

“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, ndonëse shpesh është më e lehtë të fokusohemi te dallimet. Ky program u jep të rinjve mundësinë për të njohur njëri-tjetrin. Unë besoj fuqimisht se, nëse të rinjtë e njohin dhe kuptojnë njëri-tjetrin, atëherë ata do të fokusohen më shumë tek ato që kanë të përbashkëta”, nënviyoi Muzhaqi.

Anën dhe Grejs janë dy vajza të reja të cilat kanë firuar një përvojë të jashtëzakonshme përmes programit “supërshkollat”. Njëjtë me to dhe shumë nxënës shqiptarë kanë qenë në Serbi në nëntor dhe kanë zhvilluar shkëmbimin e tyre atje. Tani, miqtë nga Serbia janë kthyer në Shqipëri për pjesën tjetër të shkëmbimit të eksperiencës.

Ministrja Muzhaqi dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në fjalën e tyre, njëzëri theksuan se; “Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por e tashmja”, ku mbështetja për të rinjtë duhet të jetë sa më e afërt për të forcuar zhvillimin e tyre.

Programi “Supershkollat”, gjithashtu synon të fuqizojë paqen, harmonizimin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor përmes shkëmbimeve rinore mes 180 shkollave të mesme, duke angazhuar mbi 5000 të rinj dhe mësues në aktivitete që forcojnë dialogun dhe integrimin rajonal.