Teknologjia dhe rrjetet sociale kanë transformuar mënyrën se si e konsumojmë muzikën. Gjergj Kaçinari, gjatç një bisedë në podcast-in Apostrof, e sheh këtë ndryshim si pjesë të një fushate më të gjerë për të ulur IQ-në e njerëzve. Por si ndodh kjo?
Një nga fenomenet më të dukshme është tkurrja drastike e kohëzgjatjes së vëmendjes. Në një kohë kur platformat kërkojnë angazhim të menjëhershëm, muzika po bëhet gjithnjë e më e thjeshtë, më e shkurtër dhe e ndërtuar mbi përsëritje të vazhdueshme.
Përsëritjet e pafundme dhe refrenet e përsëritura e mbajnë dëgjuesin më të lidhur, por a po e zvogëlojnë aftësinë tonë për të përjetuar muzikën në një nivel më të thellë?
Kaçinari vëren se ky trend nuk është thjesht rezultat i tregut apo i evolucionit natyror të muzikës, por me gjasë një mekanizëm i qëllimshëm për të bërë konsumatorët më të shpërqendruar dhe më pak kritikë.
Nëse gjithçka shërbehet në doza të vogla dhe të përsëritura pafundësisht, a mos vall po programohemi që të mos kërkojmë më shumë?
Muzika dikur kërkonte vëmendje, durim dhe përfshirje emocionale. Sot, duket se po shkojmë drejt një bote ku edhe një këngë 10-sekondëshe konsiderohet si tepër e gjatë. A është ky një zhvillim natyror i kulturës sonë të shpejtësisë apo një strategji për të kontrolluar mënyrën se si mendojmë dhe ndjejmë?