Lufta për Scudetton është ende e hapur, por në Napoli ata tashmë kanë filluar të mendojnë për të ardhmen. Klubi napolitan nuk arriti të bëjë një lëvizje të madhe në sulm pas largimit të  Khvicha Kvaratskhelia, megjithatë një emër i njohur mund të rikthehet në modë në qershor.

Sipas Il Mattino, Giovanni Manna dhe stafi i tij po punojnë për të sjellë në Campania, Karim Adeyemi , protagonist në Champions League me golin e 1/16-tës kundër Lille. Kontaktet me Borussia Dortmund nuk janë ndalur kurrë, që nga marrëveshja e dështuar në janar dhe Napoli mund të shkaktojë goditjen vendimtare në verë.

Ardhja e Noah Okafor nuk e ka kënaqur Antonio Conten, i cili dëshiron diçka tjetër për vitin e ardhshëm, prandaj shërbimi i zviceranit duket mjaft i largët për të menduar për një rikthim në Milano.

Nëse Adeyemi nuk realizohet, atëherë Napoli mund t’i drejtohet një tjetër prej favoritëve të Azzurrit, siç është shqiptaari Edon Zhegrova, kontrata e të cilit me Lille skadon në vitin 2026.

Një situatë që mund ta favorizojë Napolin, i cili falë synimit të kosovarit për t’u rinovuar me klubin francez, mund ta shtyjë Lillën të ulë kërkesat dhe ta shesë për të mos e humbur atë falas.