“Ne shpatën e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë, që do të thotë duke hyrë në BE kjo është e dyta herë që garantohet. Nuk varet se del një buf kënetë dhe thotë do shkrijë SPAK-u. apo se dalin speciet bashkë dhe premtojnë se do ta kthejnë pas reformën në drejtësi. Do të thotë të kthejë pas Shqipërinë. Burrat japin kontributin e tyre. Larg qoftë.
Burrat ju duhen, por ju bëni ekuilibrin, ju mbani llogaritë. BE është familje edhe që ka dy kategori, të kontribuuesve që japin nga xhepi i tyre për be. Dhe kategoria e përfituesve. Ata si ne, që marrin nga këto kontribute. Në momentin që ne hyjmë ne BE, do kei një buxhet tjetër, buxheti i vendit përfitues. Këtë do e kemi sapo të bëhemi anëtarë të BE, ndaj na duhet tani.
Parapërfytyroni ti vini këto në diskutim me mustaqet e Kujtim Gjuzit. Mustaqet e tij ajan gjëja më madhështore. E fundit që kam është fjala e një gruaje shumë të madhe. ‘Nëse do të bësh muhabet, bëje me burra. Nëse do të mbarosh punë, shko me gra’. Ajo ishte një grua e madhe. Nuk mori asnjë grua në qeveri,. Kur je këtu dhe ju sheh juve, filloni ndaheni, unë kam shumë besim dhe pres shumë nga ju që më 11 maj të arrijmë fitoren e 10 radhazi, me notën 10. Jini krenare për çfarë kemi bërë. Jini krenare sa shumë keni arritur”, tha Rama.