Blerina Gjylameti, kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhje për deputete, u shpreh se është në listën e hapur për Tiranës dhe këtë e shikon si sfidë. Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ajo theksoi se nuk ishte e befasuar që u rendit në një listë të hapur, duke argumentuar se të rinjtë duhet të kenë më shumë mundësi.

Gjylameti shpjegoi se ka një përvojë të gjatë në politikë, e cila është një avantazh që do të përdorë për të maksimizuar votat për PS-në. Ajo foli edhe për angazhimin e saj në disa zona të Tiranës, duke përmendur Vorën, Kamzën dhe Rrogozhinën, dhe theksoi se do të kontribuojë më shumë për të gjithë banorët e kryeqytetit.

Unë kam qenë në qarkun Tiranë dhe kam qenë fizikisht edhe në Vorë, në Kamëz, Rrogozhinë etj. Në këtë mandat do kem të bëj më tepër për të gjithë banorët. Jam e bindur se do të jem deputete dhe PS do të fitojë mandatin e katërt. Ne kemi ekip që patjetër do fitojë. Unë do loboj edhe për gratë dhe të drejtat e tyre, unë do të luftoj që gratë të gjejnë mbështetje tek shteti shqiptar. PS po punon për reformën e pensioneve. Duhet të mos harrojmë edhe rininë e fëmijët, për faktin sesi do jetë lagjja.