Një sondazh i fundit i Barometrit në Euronews Albania, tregon disa të dhënë shqetësuese.
Së pari, që opozita në Shqipëri, është institucioni më pak i besueshëm në Shqipëri.
Sipas sondazhit, opozitën e udhëhequr nga Sali Berisha, e beson vetëm 18.7% e shqiptarëve, në dallim nga Qeveria, besueshmëria e së cilës është 38.4%.
Dhe kur opozita është institucioni më pak i besueshëm, është një lajm i keq për çdo vend.
Kjo, pasi nuk ka alternativë për Qeverinë, e cila mund të bëjë ç’të dojë, pikërisht se nuk ka opozitë.
Ndaj dhe Edi Rama po shkon i sigurtë drejt mandatit të katërt, pavarësisht konsumit të madh të kësaj mazhorance.
Po aq shqetësues është edhe e dhëna tjetër, se edhe mediat nuk janë të besueshme.
Sondazhi tregon se në Shqipëri, besueshmëria e mediave është vetëm 30.4%.
E çuditshme ndërkohë, është edhe e dhënë tjetër: Edhe besueshmëria e feve në Shqipëri, është shumë e ulët, vetëm 30.7%.
Institucionet më të besueshme në Shqipëri janë SPAK me 52.1%, Ambasada amerikane me 50.9% dhe Delegacioni i BE-së me 42.6%.