BERLIN- Kryeministri Edi Ramandodhet në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit, më i madhi në botë, ku Shqipëria është zgjedhur si vendi i nderit për vitin 2025.

Ai ka shpërndarë një video në Facebook duke folur në disa gjuhë të ndryshme, falë ndihmës së inteligjencës artificiale.

“Mirëmëngjes dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan  Rama.