Edhe pse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, mbetet kritike, gjatë orëve të fundit ai nuk ka pasur shqetësime.

Papa Françesku “nuk ka pasur kriza të tjera. Ati i shenjtë kaloi një natë të qetë, ku hëngri mëngjes dhe piu kafe” raportojnë burimet nga Vatikani, cituar nga mediat vendase.

Një ditë më parë Papa Françesku kishte “një sulm të izoluar të bronkospazmës” që shkaktoi një episod të vjellash me përkeqësim të papritur të gjendjes së frymëmarrjes. Megjithatë mjekët paralajmërojnë se 48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi ekziston rreziku për një infeksion të ri. Papa Françesku, është shtruar në spital për më shumë se dy javësh dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë.