Një masë e ftohtë verilindore ka depërtuar drejt Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në vendin tonë; për pasojë, bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero;

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Kucovë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës; duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të vranësirave të shpeshta ku në zona të izoluara do të sjellin momente me flokë dëbore Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të vijojnë edhe në pjesën e dytë të ditës në të gjithë republikën e Kosovës, por temperaturat e ajrit do të zbresin; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera minimale deri në 10°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket; Maqedonisë së Veriut; gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore; Ndërsa; orët e pasdites, sjellin kalime vranësirash në një pjesë të mirë të territorit të Maqedonisë së Veriut, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore; megjithatë nuk priten reshje; do të vijojnë ngricat në shumë akse rrugore; Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në Perëndim – Jugperëndim të kontinentit Europian me ndikim deri në Alpet e Europës; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; ishujt Britanikë; gadishullin Iberik si edhe zonën e Alpeve duke sjellë; reshje të dendura shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të jenë; Rajoni i Balltikut si edhe Gadishulli Skandinav ndersa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët POR relativisht të ftohtë.