Pasi i dështoi thirrja e parë për protestë, ajo që u bëri fëmijëve dhe adoleshentëve, për të lënë mësimin sepse Edi Rama u kishte mbyllur Tik Tokun – thirrje të cilës siç pritej, askush nuk ia vuri veshin – Sali Berisha nuk ka hequr dorë.

Nga dritarja e Facebook-ut të tij, ai ka shpërndarë një postim ku u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të “protestojnë kundër censurës së Edi Ramës dhe të marshojnë drejt Kryeministrisë”, në 15 mars.

Mirëpo, edhe kjo thirrje absurde e personazhit që kërkon pushtetin duke protestuar për TikTokun, është pritur jo thjesht me kundërshtime, por edhe me tallje nga ana e ndjekësve në Facebook-un e tij.

“Ke rrjedh!”, i shkruan një ndjekës. “Politikisht je zhgënjimi më i madh i jetës sonë.

“Marshim për tiktakun? Më vjen shumë rëndë”, shkruan një tjetër. Një tjetër koment, i bërë nga ndjekës jo anonimë, por me emër dhe mbiemër, është: “Unë vij për hallet e njerëzve të mi, dmth popullit, për çmimet, varfërinë, jo për tik tokun…”.

“Ore shpellar”, i kërkon llogari një tjetër ndjekës Sali Berishës. “Ç’u bë me mosbindjen civile, po me revolucionin? Ik o katran me bojë se je bërë për të qeshur”.

Dikush tjetër, një ndjekës i rregullt përpiqet të jetë më korrekt në reagim, edhe pse gjithashtu shpreh kundërtshtimin ndaj këtij budallallëku. “Ka një mijë e një arsye për të protestuar sot dhe nuk po del kush ama të dalësh në protestë për Tik Tokun asht çmenduri. Një motiv i tillë do mbetet në histori…

Ajo që bie në sy në postimet e Berishës, është fakti që komentet negative në postimet postimet e tij, të cilat gjithnjë e më shumë janë të mbushura me absurditete dhe marrëzi, janë dukshëm më të larta në numër dhe shpesh herë, të shoqëruara me tallje.

Shenjë aspak e mirë për dikë që pretendon që në 12 maj të fillojë të bëjë qeverinë e vet…