Trashëgimia e Robert De Niros është kthyer në një “mollë sherri” në familjen e tij. Aktori dhe regjisori i famshëm i planifikon t’i lërë një pjesë të madhe pasurisë së tij prej 500 milionë dollarëshe vajzës së tij 2 vjeçe, Gia. Por, dy vajzat e tij më të mëdha Drena 56 vjeçe dhe Helen Grace 13 vjeçe, kërkojnë një ndarje të barabartë të pasurisë.
De Niro dëshiron të sigurojë mbështetje financiare për Gian, duke marrë parasysh moshën e tij, dhe gjithashtu planifikon të ofrojë mbështetje shtesë për Helen dhe Elliot, i cili është autik. Ndërkohë, ndonëse disa fansa e mbështesin vendimin e tij, të tjerë janë më shumë në anën e 5 fëmijëve të tij më të mëdhenj.
Por, sipas familjarëve, De Niro njihet për kokëfortësinë e tij dhe është i vendosur për këtë vendim. Kjo duket se do të shkaktojë një mosmarrëveshje familjare.