Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar rubrikën “Sy me Sy”, në Facebook, ku edhe i është përgjigjur komenteve të ndjekësve.
Rama tha se Shqipëria aktualisht ka tjetër imazh në arenën ndërkombëtare.

“Unë me oqeanin, nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë. Unë e kaloj oqeanin sa herë të dua dhe mos u çudit fare kur ta shikosh që do ta kaloj, por dua t’i bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës, por nuk po flas më shumë… Më 11 maj Shqipëria do të vendosë të gjitha forcat e veta për të realizuar anëtarësimin. Ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë 2030 për t’u anëtarësuar në BE, ose një votë për kënetën për t’u kthyer në gropën e kua kua kuave. Kush do ta votojë do t’i bjerë në qafë fëmijëve të tyre. Na ishte njëherë Partia Demokratike, nuk është më, kjo është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’ju shfaqet lista dhe përqendrohuni te lista e mbyllur, me speciet më të ulëta të politikës, prapë aty do t’i keni thotë këneta, ju si të doni”, ka thënë ai.