TIRANË- Partia Demokratike mban protestë para Kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. Vetëm një grup të rinjsh, të udhëhequr nga kreu i FRPD Besart Xhaferri u nisën nga selia blu për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.
Berisha u nis nga banesa e tij për t’iu bashkuar protestës. Pjesëmarrje e ulët në protestë.

PD ka marrë dy orë leje për zhvillimin e protestës, ndërsa janë marrë masa për blindimin e Kryeministrisë. Gazetarja Danjela Maloku informon se të rinjtë demokratë do të udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime. Krahasuar me protestat e tjera, vihet re një numër më i ulët i efektivëve në gatishmëri, rreth 800 nga 1200-1500 që angazhohen zakonisht në protesta të tjera.

Protesta përkon me 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur më 15 mars 2008. Por mesa duket Berisha e ka ‘harruar’ këtë ditë, pasi në këtë përvjetor ai ka thirrur të rinjtë që të protestojnë në mbrojtje të TikTok një thirrje absurde për të gjithë ata prindër që luftojnë që fëmijët e tyre të studiojnë, ndërkohë që nxënësit e braktisën Berishën dhe nuk iu bashkuan thirrjes së tij për të bojk