Jack Grealish u transferua te Manchester City si një nga blerjet më të mëdha të verës së vitit 2021, pas shkëlqimit të tij tek Aston Villa. Klubi nuk mundi ta mbante, veçanërisht kur City pagoi 117 milionë euro, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ai ka humbur rëndësinë në ekipin e Guardiolës, ndërsa Savinho ka përfituar nga rënia e tij në hije.

Edhe pse Pep Guardiola ka theksuar disa herë se bazohet ende tek ai, statistikat tregojnë një tjetër realitet. Pavarësisht se ka marrë më shumë minuta kohët e fundit, kjo ka ndodhur më shumë për shkak të dëmtimeve të shokëve të skuadrës sesa për meritë të tij. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia që Grealish të largohet në qershor, si pjesë e rinovimit të skuadrës së Manchester City.

Ish-portieri i Manchester United, Ben Foster, mendon se Manchester City ka bërë një gabim të madh me menaxhimin e Grealish, duke theksuar edhe jetën e tij të shthurur jashtë fushe:

“Kalimi te City ka qenë një sukses i madh për llogarinë bankare të Grealish, këtë e garantoj. Trofetë dhe llogaria e tij janë plot. Në këto 150 ndeshje, mund të ketë fituar rreth 70 milionë paund. Problemi është se ai nuk është askund afër nivelit të sulmuesve të ekipeve më të mira në Premier League”.

Më tej, Foster shtoi: “Nuk e fajësoj Grealish që shkoi te City. Ai ishte lojtari më i mirë i Aston Villa, tifozët e adhuronin. City pagoi një shumë marramendëse për të dhe më pas i ‘vuri prangat’. Kjo është e vërteta. Ata e blenë dhe më pas nuk e menaxhuan siç duhet”.

Më tej, Foster shtoi: “Nuk e fajësoj Grealish që shkoi te City. Ai ishte lojtari më i mirë i Aston Villa, tifozët e adhuronin. City pagoi një shumë marramendëse për të dhe më pas i ‘vuri prangat’. Kjo është e vërteta. Ata e blenë dhe më pas nuk e menaxhuan siç duhet”.