Kryeministri Edi Rama thotë se përafrimi i legjislacionit të BE, do të bëhet me inteligjencën artificiale.

Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama u shpreh se me inteligjencën artificla, do zhvillohen edhe prokurimet publike, teksa shtoi se platforma e-Albania do kalojë në tjetër nivel.

“Ne kemi në punë modelin e AI, që bën trasnformimin e ligjit dhe atyre 250 mijë teksteve të BE, për të cilat, vendet e tjera para nesh, kanë punësuar një armatë, vendi ynë e bën brenda pak minutash. Kroacisë, vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ne po e bëjmë shumë shpejt, për 5-6 muaj do e kemi të përfunduar. Po kështu, me prokurimet publike jemi duke punuar me Microsoft, për prokurime publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Është një projekt shumë ambicioz. Ne po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që e bën të gjithën, shpresojmë ta kemi deri në fund të 2026. E-Albania do kalojnë në një tjetër nivel, ajo diella që del aty dhe flet, do e bëjë të gjithë shërbimin. Kjo do të realizohet me kërkesë, do i thuhet diellës dua këte, të gjithë punën do ta bëjë diella, asistenti virtual”, theksoi ai.