Përfundon sot afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këto momente ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009.
Kërkesat më të larta vijojnë të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Itali me 142,895 aplikime(40.5%) dhe duke u ndjekur më pas nga Greqia me100,187 (28.4%) dhe Gjermania me 35,331 (10.0%).
Kujtojmë se ditën e djeshme është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem.