Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit.
Në Lushnjë ka pasur 1450 votues. Divjaka ka mbyllur zgjedhjet, teksa kanë votuar 800 anëtarë të PD.

Në Pogradec kanë votuar 687 anëtarë, teksa në listë kanë qenë 1200 persona. Në Devoll u mbyll votimi, ku votuan 1371 anëtarë të Partisë Demokratike.

U mbyll votimi edhe në Kolonjë, ku votuan 557 anëtarë të PD-së. Në Berat po ashtu u mbyll procesi, ku kanë votuar 815 anëtarë të PD-së. Në Kukës ka pasur 935 votues, në Has kishte 1050 votues, ndërsa në Tropojë 830.

Në Shkodër votuan 1785 anëtarë të Partisë Demokratike, në Malësinë e Madhe 781 votues, në Vaun e Dejës 701 votues, në Pukë 586 dhe në Fushë Arrëz 588 votues.

Në Bashkinë e Belshit të qarkut Elbasan kanë marrë pjesë në primare 411 njerëz ose 56 përqind e anëtarësisë të Partisë Demokratike.

U mbyll votimi për primaret në Sarandë, pas shtyrjes me 30 minuta të procesit. Në Sarandë morën pjesë 699 votues nga 1300 të listës. Pas rreth 1 orë pritje të kutive nga qendrat Delvinë, Finiq dhe Konispol do të nisë numërimi këtu në Sarandë.

Në Finiq pati 130 votues. Në Delvinë 250 votues dhe në Konispol 176 votues.

Është mbyllur i gjithë procesi i votimit në 4 qendrat e Qarkut Dibër, Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat.

Për shkak se nuk ka patur votues në pritje, të gjitha qendrat janë mbyllur në orën 18:00 ndërsa komisionet përkatëse kanë nisur punën për plotësimin e dokumentacionit.

2,201 anëtarë të PD nga 6,500 në total morën pjesë në votim. Në Dibër votuan 986 anëtarë, në Bulqizë 440, në Klos 318 dhe në Mat 475 anëtarë.

Të gjitha kutitë e votimit do të grumbullohen në Peshkopi ku do të numërohen votat për secilin kandidat.

Për Qarkun Dibër në këto primare garojnë figura politike për herë të parë, ndërsa ka deputet e ish funksionar të lartë të kësaj force politike në qark.

Numërimi i votave për kandidatët pritet të mbyllet rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.