Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë, Ilir Mulla ka dhënë dorëheqje nga partia, duke ngritur akuza të forta për manipulim dhe parregullsi në procesin e primareve.
Në një reagim në facebook, ai shpreh zhgënjimin e tij për mënyrën se si është organizuar votimi, duke theksuar se nuk e ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve, pavarësisht se ka qenë prej kohësh pjesë e PD-së dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.
Ai deklaron se në zgjedhjet e 11 majit do të votojë sipas bindjes së tij personale dhe jo sipas udhëzimeve të partisë.
Ai shtron pyetjen nëse anëtarët e thjeshtë të PD-së trajtohen si “mish për top” dhe nëse kjo qasje do të vazhdojë edhe nëse partia kthehet në pushtet.
“Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve?
Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton? Ca ndodh kështu? Njëherë jam demokrat, njëherë jo! Kështu do shkoni në 11 Maj?
Do votoj për kë të dua unë në 11 Maj! Ju s’ta varni tani në opozitë, po kur të merrni pushtetin? Ca jemi ne anetarët e thjeshtë të Partisë Demokratike, mish për top? Ta marr vesh edhe Sali Berisha për dallaveret që bëhen në primare! Lufta brenda llojit është më e keqe se lufta me ata që ke kundërshtar politik!”, – shkruan ai.