Sot ishte dita e dytë e konferencës ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, do të zhvillojë për herë të parë në Shqipëri Konferencën Vjetore të Aleancës së Universiteteve Europiane STARS EU, në datat 19-21 Mars 2025.
Ky event do të shërbejë si një platformë e rëndësishme, që do mirëpresë partnerë nga Spanja, Holanda, Çekia, Gjermania, Portugalia, Polonia, Suedia dhe Franca, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian. Ishin 300 të ftuar.
Ata do të jenë tre ditë në Durrës. Njohja me universitetin dhe qytetin do të shënojë një mundësi dhe pë promovimin e Shqipërisë.
Një Aleance transformuese për arsimin, inovacionin dhe zhvillimin.
Konferenca Vjetore e Aleancës së Universiteteve Europiane STARS EU do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në datat 19-21 Mars 2025, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. UAMD, pjesë e Aleancës STARS EU që prej vitit 2023, do të mirëpresë këtë event prestigjioz për arsimin e lartë, duke sjellë së bashku universitete partnere nga Spanja, Holanda, Çekia, Gjermania, Portugalia, Polonia, Suedia dhe Franca, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.
Ky event do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për të eksploruar tema të rëndësishme si zhvillimi i qëndrueshëm, transformimi dixhital dhe avancimi i përsosmërisë akademike. Programi i konferencës do të përfshijë fjalime nga ekspertë të njohur, panele diskutimi me aktorë të kyç të arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, si dhe mundësi konkrete për marrëveshje dhe bashkëpunime të reja në nivel europian.
E organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, konferenca do të theksojë rëndësinë e kërkimit dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor, duke promovuar angazhimin e aleancës për të ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme në të gjithë Europën. Përveçse një mundësi për të ndarë praktikat më të mira, kjo konferencë do të jetë një forum i rëndësishëm për strategjitë e ardhshme mbi mënyrën se si universitetet, bizneset dhe institucionet mund të bashkëpunojnë për të formuar të ardhmen e kërkimit dhe inovacionit në nivel europian.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë autoritete të larta të vendit, akademikë të shquar, studiues dhe përfaqësues nga sektori industrial, si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme europiane, organe qeveritare dhe organizata rajonale. Diskutimet do të fokusohen në eksplorimin e praktikave më të mira për transferimin e njohurive, fuqizimin ekonomik rajonal dhe ndikimin e partneriteteve kërkimore në zhvillimin shoqëror.
Konferenca vjetore e STARS EU në Shqipëri përfaqëson një mundësi unike për të përshpejtuar transformimin akademik dhe inovativ në një kontekst europian. Pritet që diskutimet dhe bashkëpunimet e krijuara gjatë këtij eventi të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e politika.